...zikaltër...

I vetmi Blog shqip për tifozët dhe simpatizantët e klubit të Interit
03/03/2008

Inter-Liverpool, Cambiasso qendërmbrojtës

S'kanë të mbaruar problemet për Interin pas humbjes me Napolin në kampionat. Tani pritet pas 8 ditësh ndeshja më vendimtare e sezonit për ziklatërit. Mancini ka deklaruar që në ndeshjen me "The Red's" do të përdorë një mbrojte emergjente pasi mungon kolubiani Cordoba, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë në Anfield, Materazzi u ndëshkua në po këtë ndeshje me karton të kuq dhe së fundmi dëmtimi i romunit Chivu në ndeshjen ndaj Napolit. Për murin mbrojtës kanë mbetur vetëm Nicolás Burdisso dhe Nelson Rivas në qendër të mbrojtjes dhe Maicon e Zannetti në krahë. Ekziston edhe një mundësi që Cambiasso të marrë rolin e qendërmbrojtësit. Problem është dhe mesfusha, ku Figo dhe Stankovic nuk janë në formën e tyre më të mirë. I vetmi lajm i mirë është që rikthehet lideri i sulmit dhe i skuadrës, suedezi Zlatan Ibrahimovic, pas tri javësh në pushim për shkak të një problemi në tendinën e këmbës së djathtë. Gjithashtu, në dispozicion do të jetë edhe argjentinasi Julio Ricardo Cruz.
postato da elisdoom alle ore 16:50 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: champions, lajme


03/03/2008

Mancini: Napoli luajti më mirë se ne

Tranjeri i Interit, Roberto Mancini ka deklaruar se ekipi i tij u paraqit më dobët në humbjen ndaj Napolit, që ishte dhe dështimi i parë i zikaltërve në këtë sezon në Seria A dhe që i lejoi Romës të afrohet në 6 pikë diferencë. "Është e dukshme që nuk po kalojmë momente të mira. Kemi disa vështirësi dhe kjo është e pranushme. Kishim një avantazh ndaj ekipeve të nivelit të dytë, i cili po zbret dhe tani nuk po arrijmë të bëjmë më atë që duhet. Nuk duhet të demoralizohemi, do na kthehen dhe lojtarët e tjerë që janë të demtuar dhe kjo është mjaft e rëndesishme", ka thënë Mancini. Napoli arriti t'i shkaktojë humbjen e parë të sezonit në Serinë A. Interi fal një gol të shënuar nga Zalayeta në minutën e 3-të, Napoli humbi dhe një penallti, të cilën e priti portieri Hulio Cesar. Mancini ka thënë që ishte një paraqitje e keqe për arbitrin, por megjithatë nuk ia mohoi fitoren Napolit.
postato da elisdoom alle ore 16:40 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: lajme, kampionati, deklarata


03/03/2008

Morati mendon Benitez për stolin

Roberto Mançini vazhdon që të jetë një prej trajnerëve më të diskutuar në Serinë A. Gjatë këtij sezoni, ku në kampionatin italian polemikat për gjyqtarët kanë qenë shumë të ashpra, trajneri i Interit ka hedhur vazhdimisht "benzinë në zjarr", duke sulmuar të gjitha ekipet kundërshtare. Skuadra kryeson bindshëm kampionatin, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ecurinë në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjen e kthimit me Liverpulin, e cila do të luhet më 11 mars, zikaltërit duhet të përmbysin disavantazhin 2-0, të regjistruar përpara dy javëve. Një sfidë që merr vlera të dyfishta për Mançinin. Trajneri duhet të shmangë eliminimin e skuadrës për të dytin vit radhazi nga turi i dytë i aktivitetit më të rëndësishëm për klube në kontinent dhe të shpëtojë stolin nga "sulmi" i Rafa Benitez. Në fakt, sipas tabloidit britanik "Daily Star", tekniku i Liverpulit është në krye të listës së preferencave të presidentit Massimo Moratti, në rast se ky i fundit do të vendoste që në fund të sezonit të ndryshonte drejtuesin e stolit. Ky vendim do të merrej, vetëm në rast se Interi do të vazhdonte të zhgënjente në Champions. Pra, nëse kampionët e Italisë do t‘i jepnin lamtumirën kompeticionit evropian, Benitez do të kapte "shah mat" me dy lëvizje Roberto Mançinin.Gjithsesi, në këtë periudhë mjaft delikate të sezonit, trajneri i Liverpulit ka vendosur që të mos prishë qetësinë e skuadrës. Edhe pse e ardhmja e tij në "Anfilld Roud" është vënë disa herë në dyshim ("Reds" janë sërish jashtë garës për titullin kampion në Angli), Benitez ka shprehur besimin se do të vazhdojë të drejtojë skuadrës "edhe për shumë kohë". Spanjolli ka marrë drejtimin e skuadrës në vitin 2004, por gjatë këtij sezoni ai ka pasur një debat shumë të ashpër me pronarët amerikanë, Xhorxh Xhilet dhe Tom Hiks, rreth politikës së ndjekur në merkaton e futbollistëve. Megjithatë, në Angli po qarkullojnë zërat se drejtuesit e klubit janë të gatshëm që t‘i rinovojnë kontratën Benitezit, edhe pse ai ka diçka më shumë se një vit e gjysmë të mbetur në marrëveshjen aktuale. "Kam besim se do të qëndroj këtu edhe për shumë kohë, jo vetëm për dy vjet", ka bërë të ditur Benitez në sajtin zyrtar të klubit. "Kontrata ime me klubin përfundon pas 18 muajsh, por jam i bindur se vitin e ardhshëm do ta kemi më të lehtë dhe se në të ardhmen situata do të ndryshojë. Mendoj se po përparojmë në drejtimin e duhur: gjëja e vetme që mendoj në këto çaste është përmirësimi i Liverpulit dhe objektivi për të fituar sa më shumë tituj me këtë klub. Nuk po kërkoj asnjë skuadër tjetër. Jam shumë i kënaqur këtu dhe mendoj se në të ardhmen skuadra mund të jetë edhe më e fortë, për këtë arsye dëshiroj të qëndroj. Liverpuli është një klub i madh dhe me shumë histori".

postato da elisdoom alle ore 16:19 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: lajme, merkato


01/03/2008

Hleb: S'kam folur me Interin

Në një intervistë dhënë për gazetën portugeze "A Bola" mesfushori i Arsenalit, Alexander Hleb, ka hedhur poshtë çdo mundësi për t'u larguar nga "topçinjtë". Pas interesimit të Interit, lojtari bjellorus injoron çdo zë që ka folur për një kalim të mundshëm te zikaltërit, duke deklaruar besnikerinë e tij për skuadrën e Arsene Venger. "Nuk jam në bisedime me asnjë klub, pasi jam krenar që luaj me Arsenalin", pohoi mesfushori i Arsenalit.
postato da elisdoom alle ore 08:37 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: merkato, deklarata


29/02/2008

Buzëqesh Inter, inatoset Roma

Kartoni i kuq i Mekses rihap polemikat mbi ndihmat që po i jepen skuadrës zikaltër Interi ecën qetësisht drejt titullit kampion, pas një barazimi me Romën, por të shoqëruar si zakonisht nga polemika që kanë lidhje me gjykimin. Nga ana e tyre, zikaltërit e shohin golin e barazimit si një meritë të karakterit që tregoi skuadra, ndonëse shumë prej tyre kanë pranuar se takimi është interpretuar gabim. Në stolin e të akuzuarve përfundon trajneri Mançini, i cili është nxituar shumë me zëvendësimet, duke rrezikuar më pas inferioritetin numerik pas largimit të Maksuell të dëmtuar. Ndërsa verdhekuqtë janë të bindur se gjithçka është pjesë e "komplotit interist", pasi ndihmat e gjyqtarëve nuk po u lejojnë skuadrave të tjera t‘u afrohen më shumë në renditje zikaltërve. Goli i Zanetit ka nxjerrë nga telashet trajnerin Mançini, i cili ka gabuar plotësisht me tre zëvendësime të kryera në 16 minutat e para të pjesës së dytë, për më tepër duke çekuilibruar edhe skemën e skuadrës. "Kambiason nuk desha ta largoja, por ai kishte një dëmtim të lehtë. Përse duhej të prisja më shumë për zëvendësimet kur ne ishim në disavantazh? Të tre zëvendësimet ishin të domosdoshme", u shpreh tekniku i Interit. Nëse trajneri i zikaltërve pranon se skuadra është gjendur në vështirësi dhe ka pësuar gol kur luhej 11 kundër 11, presidenti Morati as që e merr në konsideratë këtë hipotezë. "Skuadra nuk është në maksimumin e sajm por me këtë karakter mund të mposhtim edhe Liverpulin. Më vjen mirë që golin e shënoi pikërisht kapiteni. Edhe skuadrat e tjera nuk janë në maksimumin e forcave të tyre, çështje fizike apo e stresit që po kalojnë. Në këtë periudhë nuk jemi brilantë, por nëse arrijmë të mbizotërojmë falë karakterit, kthehet edhe shkëlqimi e mund të luajmë më të qetë", u shpreh ai, duke preferuar të mos komentojë gjykimin e ndeshjes. Por analizën e "xhaketës së zezë" e kanë bërë verdhekuqtë e Romës, të cilët nuk e kanë kaluar lehtë kartonin e kuq të Mekses. Vetë mbrojtësi nuk ka pranuar të intervistohet nga gazetarët pas përfundimit të ndeshjes. "Intervistoni gjyqtarin", ishin fjalët e tij, ndërsa një koment edhe më thumbues ka bërë Françesko Toti. "Kjo ishte një ndihmë e madhe në favor të Interit. A ka mbaruar lufta për titull? Me këta kundërshtarë nuk ka filluar asnjëherë", u shpreh kapiteni i Romës. Edhe mesfushori Pizarro është i mendimit se ndeshja përfundoi në mënyrë të turpshme. "Përjashtimi i Mekses ishte i turpshëm. E kemi pësuar edhe një herë, e patë vetë se çfarë futbolli shfaqi Roma. Jemi lodhur nga episode të tilla, ka ardhur koha që ata të përfundojnë. Këtë radhë, 11 kundër 11, treguam se ishim në të njëjtin nivel dhe se kemi një ekip që mund të luftojë titullin, por disa vendime të dyshimta na e hoqën këtë mundësi", u shpreh ai. Akuza e fundit ka ardhur nga mbrojtësi Ferrari. "Faulli ndaj Krespos nuk ekzistonte. Sulmuesi kishte disa minuta që rrëzohej kot në tokë pas çdo prekjeje".

postato da elisdoom alle ore 19:36 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: lajme, kampionati


29/02/2008

Ibra: Inter, s’vazhdoj dot kështu

Zlatan Ibrahimoviç, jep alarmin mbi gjendjen e tij fizike. Vetë sulmuesi suedez ka folur për dëmtimin në tendinë, i cili nuk do ta lejojë të luajë sot kundër Romës: “Ndjej shumë dhimbje në gju, si pasojë e tendinës së dëmtuar, thotë sulmuesi zikaltër. Në fillim nuk doja t’i thosha askujt për shqetësimin tim, për faktin se nuk doja të krijoja probleme, pasi dëshira ime është që të fitoj me Interin si dhe të luaj sa më shumë. Tani më duhet të pushoj, sepse të vazhdoj të luaj me dhimbje siç kam bërë gjatë këtyre 2 muajve të fundit, nuk është mirë, si për mua, ashtu edhe për skuadrën. Shpresoj që dëmtimi në tendinë të rikuperohet”.
postato da elisdoom alle ore 19:32 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: lajme, kampionati, deklarata


25/02/2008

Krespo shpëton Interin

Emocione të mëdha në Serinë A. Pas golave e polemikave të shumta në dy takimet e së shtunës, të dielën kanë ardhur goelada dhe rezultate surprizë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Marasi” të Xhenovas, Interi arrin të shpëtojë me një barazim përballë skuadrës së Sampdorias me rezultatin 1-1. Kasano sërish protagonist me lojën dhe golin e tij, por Interi ka mundur të sigurojë barazimin me anë të golit të shënuar nga Krespo. Një barazim që gjithsesi nuk ndryshon asgjë për Interin, që mbetet 9 pikë para Romës në klasifikim. Verdhekuqtë kanë fituar ndaj Fiorentinës në “Olimpiko”. Skuadra e Spaletit ka përfituar në këtë mënyrë nga humbja që ka pësuar Juventusi një ditë më parë në Rexhio Kalabria dhe është shkëputur nga vendi i tretë.
postato da elisdoom alle ore 18:28 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: lajme, kampionati


25/02/2008

Interi, 10 muaj pa humbje në Serinë A

Zikaltërit nuk humbasin jashtë fushe në kampionat prej 20 muajsh.Interi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Serinë A që prej 18 prillit 2007 (1-3 në "San Siro" kundër Romës), ndërkohë që në takimet jashtë fushës së saj, skuadra e Mançinit nuk humbet që prej 30 prillit 2006 (1-0 në Empoli). Në Xhenoa, në sfidën me Sampdorian, dukej se kishte ardhur koha që libri i rekordeve të rishkruhej, megjithatë, goli i Krespos ka barazuar rrjetën e shënuar më parë nga Kasano. Por, pas 3 ditëve zikaltërit duhet t‘i harrojnë shifrat dhe të përqendrohen te sfida për kreun me Romën: ata duhet të bëjnë pa Stankoviç të dëmtuar dhe të zgjidhin polemikat e Vieira, që pas zëvendësimit ka shfaqur pakënaqësitë ndaj Mançinit.

postato da elisdoom alle ore 18:24 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: lajme, kampionati


15/02/2008

Ibra: Ronaldinho, eja te Interi

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviç, shpreson që Ronaldinho të veshë një ditë fanellën zikaltër, në mënyrë që të formojnë një dyshe spektakolare. "Si Ronaldinjo ka vetëm një. Ai ka fantazi, ashtu si unë dhe jam i sigurt se bashkë do të argëtoheshim shumë duke formuar një dyshe të jashtëzakonshme. Unë kam fituar katër tituj kampion radhazi, nëse gjithçka ecën mirë, do të bëhen pesë. Ëndrra është Liga e Kampioneve, mundësisht një finale kundër Milanit që do të nderonte futbollin italian", tha ai.
postato da elisdoom alle ore 21:03 | Permalink | commenti / commenti (pop-up)
categoria: merkato, deklarata